Institucionet përgatiten për zbatim të MSA-së

Kosova

Institucionet përgatiten për zbatim të MSA-së

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 12:55

Qeveria e Republikës së Kosovës në muajin prill të vitit 2015 nxori vendimin për përgatitjen e Programit Kombëtar të Republikës së Kosovës për Adoptimin e Acquis-së së BE-së (PKAA), në përputhje me obligimet që dalin nga MSA-ja në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Qeveria e Kosovës e ka përcaktuar PKAA-në si dokumentin kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e agjendës evropiane, deri në anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në BE. PKAA përgatit Kosovën për përafrim dhe zbatim në tri shtyllat kryesore të BE-së: Kriteret Politike, Kriteret Ekonomike si dhe Standardet Evropiane

Me qëllim të finalizimit të punës në hartimin e PKAA-së, Ministria e Integrimit Evropian, sipas një komunikate, ka mbledhur më shumë se 60 zyrtar që përfaqësojnë të gjitha institucionet përkatëse publike në kuadër të një punëtorie.

Në hapje të punëtorisë zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, tha se institucionet e Kosovës do të arrijnë që për herë të parë të hartojnë një dokument i cili do të jetë bazë orientuese strategjike dhe pikë kthese në rrugën me plotë sfida të integrimit Evropian.

Ai po ashtu shtoi se prog rami Kombëtar për Adaptim të Acquis do të mbulojë periudhën pesëvjeçare 2016-2020 dhe do të fokusohet në tri aspekte strategjike të aderimit në BE.

“Zbatimin e MSA-së, përmbushjen e kritereve afatmesme të Studimit të Fizibilitetit të vitit 2012; duke përfshirë obligimet e Raportit të Progresit dhe veprimet përcjellëse të takimeve të Dialogut për Stabilizim Assoccim si dhe transpozimin e legjislacionit të BE-së të paraparë në kuadër të të gjithë kapitujve të Acquis-së”, ka thënë ai.

Programi Kombëtar për Adaptim të Acquis, pritet të miratohet në Qeveri dhe pastaj të dërgohet për aprovim në Kuvendin e Republikës deri në fund të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat