Kosovë-Shqipëri, më shumë se 2.7 milionë hyrje dalje të personave në tre muaj vere

Kosova

Kosovë-Shqipëri, më shumë se 2.7 milionë hyrje dalje të personave në tre muaj vere

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 12:03

Mes Shqipërisë e Kosovës, më shumë se 2.7 milionë (2732089) hyrje dale të personave kishte në tre muaj vere, këtë vit.

Në tre vendkalimet kufitare në muajt korrik-gusht 2015 kishte 2231801 hyrje-dalje të personave, derisa në muajin qershor kishte 500288. Gjatë korrik-gushtit kishte edhe 579719 hyrje dalje të automjeteve. Për krahasim, në korrik-gusht 2014 kishte 1616707 hyrje dalje të personave e 501128 hyrje-dalje të automjeteve.

Vetëm gjatë muajit korrik 2015 ka pasur më shumë se një milion (1023970) hyrje dalje të personave, afër gjysëm milioni (481933) apo afër dyfish më shumë se në korrikun 2014, kur kishe 542037 hyrje dalje.

Në korrik-gusht 2015, në tre portat kufitare Kosovë-Shqipëri numri i hyrjeve të personave në vendkaliminVërmicë-Morinë ishte 1119928, në Qafë Prush 32728 dhe në Qafë Morinë 55763, gjithësej: 1208419. Numri daljeve ishte në Vërmicë-Morinë 2075620, në Qafë Prush 54497 dhe Qafë Morinë 101684, gjithësej: 223180. Totali hyrje dalje Vërmicë-Morinë ishte 2075620, në Qafë Prush 54497 dhe Qafë Morinë 10168.

Ndërsa, numri i automjeteve në hyrje ishte në Vërmicë-Morinë 278854, Qafë Prush 12669 dhe Qafë Morinë 23499, gjithësej: 315022. Në dalje, në Vërmicë-Morinë 233306, në Qafë Prush 11542 dhe në Qafë Morinë 19849, gjithësej: 264697. Totali hyrje daljeve në Vërmicë-Morinë ishte 512160, Qafë Prush 24211 dhe Qafë Morinë 43348.

Në korrik-gusht 2014, numri i hyrje daleve të personave në Vërmicë-Morinë ishte 1494193, në Qafë Prush 48231dhe në Qafë Morinë 74283, gjithësej:1616707. Ndërsa, numri i automjeteve ishte: në Vërmicë-Morinë 452004, Qafë Prush 19954 dhe në Qafë Morinë 29170, gjithësej 501128.

Në një prononcim për ATSH-në, zëdhënësi i POlicise se Kosoves, Daut Hoxha bën të ditur të dhënat për korrikun e gushtin 2015 dhe 2014.

Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, viti 2014 kishte shënuar rritje të fluksit të njerëzve për 19,312 % dhe të automjeteve për 21,883 %, krahasuar me 2013-ën, bënte të ditur në fillim të 2015-ës Policia kosovare poashtu ekskluzivisht për ATSH-në.

Në 1 korrik 2015 ka nisur zbatimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Pas një konference të përbashkët për shtyp në vendkalimin kufitar në Vërmicë-Morinë, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes dy agjencive policore në përpjekje për rritjen e elementëve të sigurisë rrugore, nisi turni i parë i zyrtarëve policorë të trafikut nga Kosova për të patrulluar bashkërisht me njësitet e trafikut të Policisë Shqiptare, në Shqipëri.

U bë e ditur se, gjatë sezonit turistik, ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasëve nga Kosova që shkojnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe të mjeteve që qarkullojnë në akset kryesore rrugore që lidhin të dy shtetet, prandaj është parë e nevojshme realizimi i kësaj marrëveshje të përbashkët.

Me synim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe për të forcuar bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta si dhe me qëllim ngritjen e sigurisë në trafik për pjesëmarrësit e të dy shteteve janë vlerësuar të nevojshme dhe të suksesshme patrullimet e përbashkëta në Shqipëri.

Patrullimi i përbashkët është siguri e përkujdesje për të gjithë qytetarët në fluksin e rritur në verë në akset rrugore Shqipëri-Kosovë, kanë theksuar policitë e të dy vendeve.

Këtë verë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë në vijimësi parashikimin e motit edhe për bregdetin shqiptar, drejt të cilit është rritur shumë fluksi i kosovarëve në këtë sezon pushimesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat