Vetëvendosje: Nushi një jetë të tërë punoi në përputhje me vullnetin, të drejtat dhe nevojat e popullit

Kosova

Vetëvendosje: Nushi një jetë të tërë punoi në përputhje me vullnetin, të drejtat dhe nevojat e popullit

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 11:48

Me keqardhje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Pajazit Nushit.
Prof. Dr. Pajazit Nushi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave, duke qenë doktori i parë i shkencave psikologjike në Kosovë.
Përtej dijes profesionale, akademik Nushi u shqua për përkushtim e angazhim të jashtëzakonshëm edhe në fushën e të drejtave të njeriut.
Puna e tij e palodhshme në arsim dhe shkencë, si dhe vullneti e guximi i tij për të ndihmuar e çuar përpara kauzat e interesit të përgjithshëm, janë udhërrëfyes jo vetëm për studentët, familjen e të afërmit e tij, por për gjithë shoqërinë dhe kombin shqiptar.
Akademik Nushi do të mbahet mend si një ndër figurat më të spikatura, që një jetë të tërë punoi në përputhje me vullnetin, të drejtat dhe nevojat e popullit.
Me këtë rast, Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe gjithë shqiptarët./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat