Ministri Bajrami viziton Vitinë

Kosova

Ministri Bajrami viziton Vitinë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 11:19

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami gjatë të hënës do të vizitojë komunën e Vitisë.

Ai do të bëj përurimin e shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu: dhe më pas edhe përurimin e trenit të hapur sportiv në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti.

“Ju njoftojmë se me 07.09.2015 ( e hënë) do të vizitoj Komunën e Vitisë, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z Arsim Bajrami. Fillimisht ai do të zhvilloj një takim të përbashkët me Kryetarin e kësaj komune, z. Sokol Haliti në ora 10:30, më pas ata do të bëjnë përurimin e objektit të ri të shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti për të vazhduar më pas në përurimin e trenit të hapur sportiv në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti”, thuhet në njoftimin e MASHT./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat