Kusari-Lila ngushëllon familjen Nushi

Kosova

Kusari-Lila ngushëllon familjen Nushi

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 10:59

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari Lila ka ngushëlluar familjen Nushi me rastin e vdekjes së akademik Pajazit Nushi.

Telegram ngushëllimi:

E nderuara familja Nushi,
Të nderuar kolegë, miq dhe bashkëpunëtorë të Akademik Pajazit Nushit,
Me pikëllim të thellë sot morrëm lajmin për largimin nga kjo jetë të intelektualit, akademikut, dijetarit dhe veprimtarit të shquar Prof. Dr. Pajazit Nushi.
Gjakova, Kosova dhe kombi shqiptarë u ndanë nga njeriu i dijes dhe i pendës, nga profesori dhe njeriu i urtë dhe i guximshëm i historisë tonë të re.
Një vit më parë, Komuna e Gjakovës e nderoi Akademikun e nderuar me titullin “Gjakovar i Ndritur”, ashtu sikur akademiku gjithmonë ndriqoi emrin e Qytetit, Shtetit dhe kombit që përfaqësoi.
E nderuara familje Nushi,
Ju keni humbur familjarin tuaj të dashur, Akademia ka humbur një emër të madh të shkencës, kurse qytetarët e Komunës së Gjakovës humbën emblemën e mburrjes, paqes dhe të dijes.
E përhershme do mbetet vlera e veprës së Tij dhe të paharruara do të mbesin gjurmët e përkushtimit jetësor të Akademik Pajazit Nushit.
Në emrin tim dhe të banorëve të Komunës së Gjakovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta me rastin e humbjes tuaj!
Me pikëllim dhe respekt të veçantë,
Mimoza Kusari – Lila
Kryetare e Komunës së Gjakovës/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat