​Mbështetje për zyrën e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje

Kosova

​Mbështetje për zyrën e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 22:29

Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherësh koordinatori nacional Kundër Dhunës në Familje, Lirak Çelaj, ka pritur sot në takim eksperten ligjore amerikane me një përvojë të konsiderueshme në luftimin e dhunës familjare Amy Litwin, njoftoi MD.

Çelaj ka falënderuar Ambasadën Amerikane për përkrahjen të cilën e ka ofruar në hartimin e draft strategjisë përmes ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë dhe ka theksuar se mirëpret çdo sugjerim që do të kontribuonte në mbarëvajtjen e projektit.

Ai ka shtuar se zyra e Koordinatorit Nacional do të vazhdojë të kontribuojë dhe përkrahë të gjitha iniciativat e ndërmarra nga akterët relevant.

Ekspertja amerikane Litwin do të hartojë një raport të detajuar për të vlerësuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit kundër Dhunës në Familje 2011- 2014. Ekspertja Litwin pritet që të vlerësojë efikasitetin e implementimit të strategjisë në sektorin e drejtësisë duke u fokusuar në mënyrë specifike në gjykata, prokurori dhe mbrojtje të viktimave.

Të gjeturat dhe rekomandimet e këtij vlerësimi do të shërbejnë për hartimin e strategjisë së re kundër dhunës në familje. T ë dy palët u pajtuan për koordinim të mëtutjeshëm të aktiviteteve edhe në të ardhmen, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat