Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Nushi

Kosova

Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Nushi

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 20:38

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Nushi, me rastin e vdekjes së më të dashurit të tyre, Akademik Pajazit Nushit.

Në telegram thuhet :

E nderuara familja Nushi,
Me pikëllim dhe dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Pajazit Nushit, njeriut që tërë jetën ia kushtoi arsimit, edukimit, shkencës dhe çështjes sonë kombëtare.
E ndaj me Ju e nderuara familja Nushi, këtë dhimbje të madhe për humbjen e njeriut më të dashur, duke e kujtuar përherë figurën e tij dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Akademik Pajazit Nushit në ndërtimin e institucioneve te Kosovës, si aktivist i të drejtave të njeriut, profesor shumëvjeçar universitar, studiues i psikologjisë dhe shkencave tjera sociale.
Ndarja nga jeta e Akademik Pajazit Nushit, simbolit të dijes dhe të paqes, është humbje e madhe jo vetëm për familjen, miqtë edhe bashkëpunëtorët, por për gjithë Kosovën.
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat