Ndërtohen 12 shtëpi për kthimin e familjeve të zhvendosura nga Komuna e Gjakovës

Kosova

Ndërtohen 12 shtëpi për kthimin e familjeve të zhvendosura nga Komuna e Gjakovës

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 17:23

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe në implementim të UNHCR, do të filloi ndërtimin e 12 shtëpive për familjet refugjate të minoriteteve rom, ashkali dhe egjiptian që kanë qëndruar në Malin e Zi dhe tani do të kthehen në Gjakovë. Komuna e Gjakovës ka ndarë trollin për 48 shtëpi, ndërsa në fazën e parë ndërtohen 12 shtëpi.
Kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila dhe Arben Hajdini përfaqësues i UNHCR-së, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në realizimin e këtij projekti bashkë me familjet kthyese. Familjet të cilat sot kanë nënshkruar kontratën për të drejtën e banimit dhe të shfrytëzimit të objekteve të banimit të cilat do të ndërtohen në lagjen “Kolonia”.
Komuna e Gjakovës është ndër komunat e para të vendit që me sukses po e realizon procesin e kthimit të familjeve të zhvendosura, si kusht për integrimin e Kosovës në BE.
Ndërtimi i shtëpive do të filloj nga dita e nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat