UNMIK-u dhe EULEX-i, i kanë bërë gati dosjet ndërsa Gjykata Speciale do të filloj hetimin

Kosova

UNMIK-u dhe EULEX-i, i kanë bërë gati dosjet ndërsa Gjykata Speciale do të filloj hetimin

Nga: Mimozë Lakna Më: 2 shtator 2015 Në ora: 17:10

Përpjekjet e Ymer Ymerit, për t`i gjetur vrasësit e vëllait të tij Haki Ymeri por edhe vrasjeve të tjera politike nuk kanë reshtur asnjëherë. Ai thotë se familjet kanë marr premtime se vrasjet e më të dashurve të tyre do të hetohen nga Gjykata Speciale.

Zotimi për zbardhjen e vrasjeve politike, është fraza kryesore elektorale e disa prej subjekteve politike në Kosovë. Por me përfundimin e fushatës, zbehet edhe shpresa e familjarëve se një ditë do të dalin para drejtësisë autorët e vrasjeve të më të dashurve të tyre. Këta familjarë, në çdo fushatë zgjedhore kanë marrë premtimin e njëjtë, por asnjëra prej mbi 60 vrasjeve të gazetarëve, intelektualëve e veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është zbardhur.

Derisa dosjet e këtyre vrasjeve po i mbulon dalëngadalë pluhuri i harresës diku nëpër sirtarët e vjetruar të prokurorisë, UNMIK-ut dhe EULEX-it, janë familjarët ata që nuk dorëzohen asnjëherë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat