​Sevdije Morina caktohet zëvendëskryeprokurore e Shtetit

Kosova

​Sevdije Morina caktohet zëvendëskryeprokurore e Shtetit

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 16:21

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në bazë të nenit 1 pika 1.2 të Ligjit nr. 05/L-034 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit, mori sot vendim për caktimin e prokurores në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Sevdije Morina, në pozitën e zëvendëskryeprokurores së Shtetit.

Kryeprokurori Lumezi e caktoi në këtë pozitë prokuroren Sevdije Morina, duke vlerësuar lart përvojën, angazhimin, përkushtimin e treguar për punë dhe rezultatet e mira të prokurores Morina, duke përfshirë edhe përvojën udhëheqëse që ka pasur si zëvendëskryeprokurore dhe më pas edhe u.d. kryeprokurore e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit ka autoritet të plotë për të vepruar në emër të kryeprokurorit të Shtetit në rast të mungesës apo pengesës së tij që të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësit e tij, si dhe do të kryej punë në bazë të fushëveprimit dhe autorizimeve të kryeprokurorit të Shtetit.

Pozita e zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, për të parën herë në vendin tonë është paraparë me Ligjit nr. 05/L-035 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit, i cili ka hyrë në fuqi në qershor të kët ij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat