Kryeparlamentari Veseli priti kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi

Kosova

Kryeparlamentari Veseli priti kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 15:21

Kryetari Veseli: Do të angazhohem maksimalisht që Projektligji për Zonën e Rrezikuar të Obiliqit dhe rrethinës, të procedohet sa më shpejt që është e mundur
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi. Në takim u bisedua për Projektligjin për Zonën e Rrezikuar të Obiliqit dhe rrethinës.

Kryetari Veseli theksoi se do të angazhohet maksimalisht që ky projektligj të procedohet sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që krijohet baza ligjore për ndërhyrje institucionale në ambientin e Komunës së Obiliqit, ku shkalla e ndotjes ambientale është shumë e lartë.

“Qytetarët e Obiliqit janë duke pësuar në kushtet e jetës së tyre dhe në shëndetin e tyre pasojat e ndotjes industriale në Obiliq dhe është momenti i fundit që të ndërmarrim veprime parandaluese. Ky ligj do të jetë njëri nga hapat e parë të rëndësishëm në këtë drejtim dhe unë do të punoj me të gjithë faktorët relevantë, përfshirë edhe qeverinë, që ky proces të rezultojë i suksesshëm”, shtoi kryetari Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat