Formulohet versioni përfundimtar për Ligjin e Dhomave të Specializuara

Kosova

Formulohet versioni përfundimtar për Ligjin e Dhomave të Specializuara

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 14:15

Zyra e Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Drejtësisë, përmes një komunikate ka bërë të ditur se versioni përfundimtar i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është hartuar, si dhe përkthyer në shqip dhe serbisht nga Bashkimi Evropian.

“Ministri i Drejtësisë ka kryesuar Ekipin Teknik, të themeluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, për shqyrtimin e legjislacionit të hartuar nga Bashkimi Evropian. Në shqyrtim të legjislacionit të pranuar, Ekipi Teknik ka dhënë propozime dhe ka ngritur çështjet paraprakisht të diskutueshme”, sqaron komunikata, përcjell Indeksonline.

Bëhet e ditur se ky version është cilësuar si përfundimtar dhe se është procesuar me kërkesë të përfaqësuesve të BE-së.

“Versioni i fundit i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, i pranuar nga Bashkimi Evropian, është cilësuar version përfundimtar dhe, si i tillë, është proceduar me kërkesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian”, përfundon komunikata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat