Jahjaga laureate e çmimit CIG në Amerikë

Kosova

Jahjaga laureate e çmimit CIG në Amerikë

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 12:07

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga do të marr pjesë në aktivitetin “Impakti i së ardhmes” i cili mbahet në Nju Jork.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga do të marr pjesë në aktivitetin “Impakti i së ardhmes” i cili mbahet në Nju Jork gjatë këtij muaji në organizim të “Fondacionit Clinton”.
Presidentja Jahjaga është edhe laureate e çmimit CIG ( Nisma Globale Klinton).

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe këshilltari politik i presidentes, Arbër Vllahiu.

Ai tha se ftesa ka ardhur nga Clinton Global Initiative për presidenten që prej më shume se dy muajsh dhe presidentja Jahjaga është laureate e çmimit të CIG për lidershipin e saj.

Ky aktivitet tubon rreth 1000 emra më të suksesshëm ndërkombëtarisht që vijnë nga bota e biznesit, politikës apo shoqërisë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat