Shkon në shtatë numri i arrestimeve të aktivistëve të Vetëvendosjes

Kosova

Shkon në shtatë numri i arrestimeve të aktivistëve të Vetëvendosjes

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 10:37

(E plotësuar) Në vazhdën e arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nga ana e policisë së Kosovës, janë arrestuar edhe dy të tjerë, duke shkuar në shtatë numri i të arrestuarve të kësaj Lëvizje.

Sipas Vetëvendosjes, policia e Kosovës sapo ka arrestuar edhe aktivisten Teutë Rrushta dhe aktivistin Dren Kukaj, e gjithë kjo, pasi sipas tyre iu gjetën fletushka në makinë.

“Vetëm para vitit ’99 shqiptarët janë arrestuar sepse shpërndanin trakte apo fletushka”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndërkohë, herët në mëngjes u tha nga Vetëvendosje se policia kishte arrestuar pesë aktivistë, disa prej tyre se për shkak se morën pjesë në aksionin për rrënimin e rrethojave para Qeverisë, e disa të tjerë që po shkruanin parulla në qytetin e Ferizajt.

Arrestohen 5 aktivistë të Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media po tregon se Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë katër aktivistë të saj të cilët kanë qenë duke shkruar parulla në qytetin e Ferizajt.

Përveç kësaj Policia, siç njofton Vetëvendosje ka arrestuar edhe aktivistin Kushtrim Dakaj në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Përveç kësaj Vetëvendosje thotë se Policia e Kosovës ka kërcënuar me arrestim edhe të aktivistëve të tjerë që morën pjesë dje në aksionin e heqjes së rrethojave shtesë të vendosura nga Qeveria.

Në këtë komunikate Vetëvendosje tregon edhe për një kërcënim tjetër të aktivistëve në qytetin e Gjilanit.

Dritëro Hyseni, Kushtrim Cakolli, Leotrim Cakolli, Labinot Halimi dhe Kushtrim Dakaj, janë emrat që janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Për të gjitha këto, Vetëvendosje thotë se janë masa të dhunshme të Isa Mustafës, të cilat nuk e ka ndërmend t’i ndalë.

“Isa Mustafa nuk e ka ndërmend t'i ndal masat e dhunshme. Të tilla masa janë aplikuar në Kosovë sa herë që pushtetet e ndryshme kanë dashur të qojnë përpara proje kte që janë në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e popullit të Kosovës. Qeveria po e tensionon situatën me këto veprime, duke treguar që është në gjendje ta krijojë "Zajednicën" edhe nëse kjo kërkon ushtrim të dhunës dhe represionit mbi popullin e vet”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat