Die Zeit: Karta Blu mundësi e mirë për Ballkanin perëndimor

Lajme

Die Zeit: Karta Blu mundësi e mirë për Ballkanin perëndimor

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 10:09

Pas prestigjiozes gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, edhe gazeta kulturore gjermane, Die Zeit, jep një artikull për mundësinë e shfrytëzimit të fuqisë punëtorë nga vendet e Ballkanit perëndimor, por edhe të thithjes së intelektualëve prej tyre, apo siç quhet rëndom Braindrain.

Duke kryer një rezyme të gjendjes aktuale në trojet e banuara me shqiptarë, Die Zeit, shkruan:

“Rreth 40% e refugjatëve që arrijnë në Gjermani u takojnë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo me siguri do shtohet në të ardhmen, pasi sipas anketave, rreth dy të tretat e të rinjve në Shqipëri dhe 50% e kosovarëve dhe maqedonasve, nuk shohin të ardhme në vendet e tyre,” e fillon shkrimin Die Zeit.

Më pas, Die Zeit, shkruan për arsyet e largimit të të rinjve nga Ballkani.

“Ka shumë arsye se pse ata largohen. E para për arsye ekonomike dhe papunësisë së lartë. Në Kosovë papunësia e të rinjve arrin në 55%, në Serbi gati 50%. Edhe ekspertja e Ballkanit, Sarah Wohlfeld, thekson se në Ballkan partitë kanë diçka të përbashkët mes veti, pasi ata u gjejnë punë vetëm militantëve e të fortëve, andaj edhe azilkërkuesit nga Ballkani nuk duhet të paragjykohen se vijnë pa shkak e arsye” shkruan mes tjerash Die Zeit.

Emigrantëve të Ballkanit t’u sqarohet “Karta Blu”

“Shumica e emigrantëve nuk e dinë mundësinë e Kartës Blu, përkundër mundësive të mëdha që ajo u ofron. Secili person i kualifikuar, ka mundësi qëndrimi prej 6 muajsh në Gjermani, për të kërkuar një vend pune. Më pas ai mund të përfitojë 48 mijë euro të ardhura në vit. Vitin e kaluar këtë mundësi e kanë shfrytëzuar vetëm 12 mijë persona, përkundër numrit të madh të azilkërkuesve. Andaj duhet tu bëhet e ditur se azili për ta nuk është obsioni i duhur, por Karta Blu,” shkruan Die Zeit.

Në Gjermani ka 100 profesione deficitare, ku spikasin medicina dhe inzhineria. Shumë nga azilkërkuesit, veçanërisht ata ballkanikë, janë të mirëkualifikuar dhe do i ndihmonin ekonomisë gjermane. Artikulli shkruan se azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani largohen thuajse 100%, por në vende si Zvicra, Finlanda e Belgjika, ata gjejnë më shumë mundësi. Dhe mbase ata e kanë kuptuar mundësinë e mirë qe mund t’i sjellin ekonomisë se vendeve ku emigrojnë, qoftë si braindrain ose thithjen e trurit prej jashtë, qoftë si fuqi punëtore. / Fitim Dika, Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat