Haradinaj: Kosova po ballafaqohet me tri tema të mëdha

Kosova

Haradinaj: Kosova po ballafaqohet me tri tema të mëdha

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 10:07

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë dje gjatë një vizite në Lipjan se Kosova po kalon momente të ndjeshme për shkak të tri temave të karakterit nacional.
“Gjykata Speciale, Demarkacioni si dhe Asociacioni i Komunave serbe, janë tri tema me shumë probleme”, ka thënë Haradinaj.

“Prandaj kërkohet përgjegjësi dhe mobilizim i anëtarësisë së AAK-së, që të ketë qasje konstruktive por edhe kundërshtim të civilizuar, në mënyrë që të korrigjohet çka është e mundur”, ka shtuar ai.

Sipas tij, cilësia e keqe në qeverisje mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, proces ky i cili po ashtu tha se kërkon një mobilizim të përgjithshëm, transmeton Klan Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat