Tahiri: Nëse Kosova pranon AKS edhe Serbia duhet ta pranojë AKSH për Preshevën

Kosova

Tahiri: Nëse Kosova pranon AKS edhe Serbia duhet ta pranojë AKSH për Preshevën

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 09:24

Siq kemi njoftuar javen qe kaloi ne Bruksel u nenshkruan kater marreveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, perfshire ketu edhe atë për themelimin e « asociacionit » serb ne Kosovë qe ka ngjallur debate dhe reagime te ashpra, sidmos nder shiptaret ne Serbi te cilet ndjehen jo vetem të diskriminuar por edhe te injoruar. Lidhur me keto dhe marrveshjen e fundit mes dy kryemnistrave te vendit Isa Mustafa dhe Aleksander Vucic, flet ekskluzivisht për agjencine e lajemeve “Presheva Jonë” Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dr. Edita Tahiri prijese e ktyre negociave ne seline e BE-së.
Krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Se cfare nenkupton marrëveshje e Brukselit me palën serbe ku i jepet ngjyre jeshile themelimit te “asociacionit serb” dhe a eshte droja per nje “republike serbe” te dyte ne balkan, ne kete rast ne Kosovë ? Kesaj pyetje fillimisht znj.Tahiri eshte përgjiur se « Dialogu i Brukselit ka për qëllim që të ndihmojë vendosjen e fqinjësisë së mirë mes dy shteteve, Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, sipas standardeve evropiane duke qenë se të dyja shtetet janë në rrugën e integrimeve evropiane. Ky dialog kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe është në të mirë të qytetarëve dhe të minoriteteve sepse kërkonë respektimin e standardeve evropiane. Marrëveshja për parimet themelore për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e vendit. Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes në Republikën e Kosovës.

Asociacioni do të jetë një strukturë e përbërë nga komunat me shumicë serbe, që vepron në pajtim të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila do të ndihmojë komunat në realizimin e çështjeve lokale. Asociacioni nuk mund të marrë vendime për komunat dhe as në emër të komunave anëtare të sajë, sepse në bazë të ligjeve të Kosovës komunat kanë kompetenca ekskluzive në çështjet lokale dhe se këto kompetenca nuk mund të transferohen te Asociacioni. Asociacioni nuk do të ketë shërbyes civil por vetëm punonjës të zakonshëm.Asociacioni nuk mund të ofroj shërbime për qytetarët por vetëm për komunat anëtare të sajë.”
Tahiri: Serbia, ate cfare e kërkon për serbët në Kosovë, ate duhet ta pranoj për shqiptarët e Preshevës !
Diteve te fundit lidertet e Lugines po shqyrtojun qe konform repriporticiteit te themelojne edhe ata “asociacinin e komunave shqiptare ” ne Serbi. Por kete qeveria serbe, përmes Stankivic u ka refuzuar me aresyetimin se “ata spaskan qene pjese e delegacionit kosovar dhe serbë ne bisedimet e Brukselit ?!
Se a kane te drejte edhe shqiptaret te Serbi te kene asocionin e tyre, sikur serbe e Kosovës ?, ne vazhdim ministrja Tahiri për « Presheva Jonë » eshte përgjigjur se « Asociacionet e komunave janë një e drejtë e komunave e që mbështetet nga ligjet e vendit dhe Karta Evropiane për pushtetin lokal. Prandaj, sipas standardeve evropiane, edhe komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës mund ta realizojnë këtë të drejtë nëse nuk e kanë bërë deri tash. Natyrisht ky proces duhet ta ketë mbështetjen ligjore dhe për këtë autoritetet komunale duhet të angazhohen. Sa i takon të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, dëshiroj të theksoi se gjendja nuk është e mirë, sepse vazhdon dikriminimi dhe mosrespektimi i drejtave të shqiptarëve nga ana e qeverisë së Serbisë. Shqiptaret atje trajtohen sikur dikur para 1999 ne kosovarët. SShqiptarët atje nuk gëzojnë të drejtat legjitime që ju takojnë dhe politikat diskriminuese po cenojnë perspektivën dhe mirëqenien e e tyre. Serbia duhet të respektojë të drejtat e shqiptarëve sipas standardeve ndërkombëtare dhe duhet të jetë parimore në çështjen e minoriteteve, të respektoj standardet unike, që don të thotë se ate që Serbia e kërkon për minoritetin serb në vende tjera duhet ta bëjë të njejtën për minoritetet që jetojnë në Serbia. »

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat