Mustafa pas dy javësh raporton për Asociacionin

Kosova

Mustafa pas dy javësh raporton për Asociacionin

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 08:17

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa është i gatshëm të raportoj para deputetëve për marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe qysh në seancën e parë në sesionin vjeshtor, e cila pritet të mbahet në pjesën e dytë të shtatorit.

Megjithatë subjektet opozitare konsiderojnë se përveç raportimi të kryeministrit, kjo marrëveshje nuk mund të zbatohet pa u ratifikuar nga Kuvendi, shkruan zeri.

Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit ka thënë kryeministri, Isa Mustafa është plotësisht e hapur që në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës t’i prezantojë në detaje marrëveshjet e arritura më 25 gusht në Bruksel, përkthimi i të cilave pritet të përfundoj gjatë javës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat