Dënohet me burg personi që kërcënoi me vrasje djalin e kryeministrit

Kosova

Dënohet me burg personi që kërcënoi me vrasje djalin e kryeministrit

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 08:14

Alban Morina nga Rixheva e Klinës, i cili në Facebook kishte kërcënuar me vrasje djalin e kryeministrit Isa Mustafa, dhe ministrin Arban Abrashi, do t’i vuaj tre muaj burgim.

Shtypi vendor shkruan sot, se ndaj tij organet e rendit dhe të drejtësisë kanë vepruar shpejtë, ku pas arrestimit, menjëherë i është ngritur aktakuzë dhe i është shpallur aktgjykimi i cili e mban atë prapa grilave për tre muaj.

Morina, kishte shkruar në Facebook, duke iu drejtuar Besnik Mustafës, se shumë shpejtë do të vijë dita kur ai do të digjet me benzinë.

Ndërsa, ministrin Abrashi e kishte kërcënuar me varje publike, pas një revolucioni që shumë shpejtë sipas tij pritet të ndodhë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat