​Dhjetë fshatra të komunës së Gjakovës për herë të parë me paralele parashkollore

Kosova

​Dhjetë fshatra të komunës së Gjakovës për herë të parë me paralele parashkollore

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 20:01

Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2015-2016, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar nxënësit e shkollës “Yll Morina” dhe të shkollës “ Selman Riza”, me ç’rast bashkë me drejtoreshën komunale të Arsimit Diana Qarkagjija, janë njoftuar me përgatitjet e stafit arsimor për një fillim të mbarë të procesit arsimor.

Në këtë komunë sivjet mësimin e kanë filluar 1,300 nxënës filloristë në klasë të parë, kurse për herë të parë në parashkollor mësimet i vijojnë 700 nxënës.

Ajo çka e karakterizon këtë fillim vit shkollorë në Komunën e Gjakovës është se për herë të parë në 10 fshatra do të fillojnë punën edukative e arsimore dhjetë paralele me nxënës parashkollorë.

Gjatë vizitave Kryetarja Kusari-Lila i uroi nxënësit me dëshirën dhe besimin që të gjitha synimet t’i arrijnë përmes edukimit dhe shkollimit duke realizuar kështu destinimet e tyre të suksesshme.

“Sistemi i arsimit në Kosovë ka hapësirë për përmirësime, ku edhe ne si Komunë në aspektin lokal kemi ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të përgjithshme. Gjithashtu, jemi munduar që të kemi bashkëpunime edhe me këshillat e prindërve, drejtorët e shkolla ve dhe mësimdhënësit në mënyrë që ky vit të jetë sa më i mbarë dhe me rezultate më të larta se vitet paraprake”, ka thënë Kusari Lila.

Ky vit ka filluar edhe me ndarjen në kohë të teksteve shkollore, gjë e cila mundëson mbarëvajtje të procesit në të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës, njoftoi komuna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat