Delawie: Institucionet e Kosovës dëshmuan pjekuri institucionale

Kosova

Delawie: Institucionet e Kosovës dëshmuan pjekuri institucionale

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 17:10

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie,

Kuçi e ka njoftuar ambasadorin Delawie me progresin dhe reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë në vend, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë dhe asistencës së ofruar nga qeveria amerikane.

Në këtë takim ministri i Drejtësisë ka theksuar arritjet e deritanishme në infrastrukturën e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe në konsolidimin e legjislacionit, duke përfshirë edhe hartimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

Ndërkaq, diplomati amerikan e ka vlerësuar lartë progresin e arritur në vend, duke theksuar që institucionet e Kosovës me hapat e ndërmarrë në fushën e sundimit të ligjit kanë dëshmuar pjekuri institucionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat