​Jashari takon homologun nga Shqipëria

Kosova

​Jashari takon homologun nga Shqipëria

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 17:08

Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, ka pritur në takim sot, Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani me bashkëpunëtorët e tij.

Homologu nga Shqipëria përgëzoi Jasharin për zgjedhjen e tij në krye të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.

Avokati i Popullit të Kosovës ka falënderuar Totozani për vizitën dhe ka mirëpritur mundësitë që do të diskutohen ndërmjet dy institucioneve për realizmin e projekteve të përbashkëta, për të kontribuar dhe për të ndikuar në avancimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, në të dy shtetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat