Çollaku: Sivjet, Kosova me rekomandim pozitiv për vizat

Kosova

Çollaku: Sivjet, Kosova me rekomandim pozitiv për vizat

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 15:04

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim njoftues, ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Çollaku i vlerësoi të shkëlqyera raportet në mes të dyja shteteve.

Po ashtu ai e njoftoi mysafiren edhe me arritjet dhe progresin që po shënon Kosova lidhur me agjendën e saj evropiane duke thënë se këtë vit Kosova do të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizimi Asociimit dhe do të merr rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Kurse diplomatja turke, Kivilcim Kiliç, ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat