Turqia vazhdon të përkrahë Kosovën në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor

Kosova

Turqia vazhdon të përkrahë Kosovën në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 15:03

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në një takim njoftues ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Ministri Agani, fillimisht i uroi mirëseardhje në Kosovë ambasadores së re turke, duke i dëshiruar punë të mbarë në këtë detyrë.
Agani shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës, për të bashkëpunuar ngushtë me Qeverinë e Turqisë, sidomos në projektet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe planifikimin hapësinor.
Ambasadorja e re turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, falenderoi ministrin Agani për mikëpritje dhe njëherësh u zotua se Qeveria e Turqisë, do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo sferë, duke mos përjashtuar edhe fushat që mbulon ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat