Kosova dhe Turqia do të forcojnë marrëdhëniet

Kosova

Kosova dhe Turqia do të forcojnë marrëdhëniet

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 13:29

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim njoftues ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Siç thuhet në një njoftim të MPJ-së, Thaçi i ka vlerësuar lart marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë dhe ka thënë se të dyja vendet gëzojnë partneritet strategjik.

Ai ka thënë se në Kosovë ka një numër të madh investitorësh seriozë nga Turqia.
Ambasadorja Kiliç, në anën tjetër, ka thënë se do të jetë e përkushtuar që marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë të forcohen edhe më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat