Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Holandës, Robert Bosch

Kosova

Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Holandës, Robert Bosch

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 13:15

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Holandës, Robert Bosch.

Zëvendëskryeministri Thaçi e falënderoi ambasadorin Bosch për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë pesë viteve sa shërbeu në Kosovë.

Thaçi shprehu mirënjohje për ambasadorin Bosch dhe shtetin e Holandës për mbështetjen konkrete dhënë aspiratës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO).

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, theksoi se ka qenë kënaqësi të shërbente në Kosovë dhe se do të mbetet i angazhuar në çështjen e Kosovës, të cilën do ta vizitojë edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat