Pacolli ultimatum Serbisë: Keni 7 ditë kohë për respektimin e marrëveshjes

Kosova

Pacolli ultimatum Serbisë: Keni 7 ditë kohë për respektimin e marrëveshjes

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 12:54

Rrahim Pacolli udhëheqës i delegacionit të Kosovës në bisedimet Kosovë-Serbi në fushën e sigurimeve sot ka qëndruar në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë, në Merdarë.

Ai, nga aty i ka dhënë ultimatum Serbisë që brenda shtatë (7) ditëve t`i lejojë veturat me targa RKS që të kalojnë në Serbi, në të kundërtën Kosova do të përdorë masat e njëjta ndaj veturave me targa serbe.

Pacolli ka qëndruar në Merdarë para gjysëm ore, ku kishte shkuar për të parë se si po zbatohet marrëveshja për lëvizje të lirë me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat