55 shkollat e Prishtinës fillojnë mësimin (Foto)

Kosova

55 shkollat e Prishtinës fillojnë mësimin (Foto)

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 12:38

Në komunën e Prishtinës, sot filloi viti i ri shkollorë pothuajse në të gjitha shkollat e saj.

Nga 56 shkolla sa i ka gjithsej, 55 prej tyre kanë filluar mësimin, ndërsa fillimi i procesit mësimorë do vonohet për dy ditë vetëm në shkollën e mesme “Gjin Gazulli”, në mënyrë që të përfundohen disa përmirësime të cilat janë duke u bërë.

Me këtë rast, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë vizitës së tij nëpër shkolla të ndryshme të kësaj komune, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, duke ju uruar një vit sa më të mbarë.

Ai shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë vit të ri shkollor, duke shtuar se në këtë aspekt do të ketë edhe shumë risi.

Ahmeti: 55 nga 56 shkolla të Prishtinës kanë filluar sot mësimin

“Nga 56 shkolla, 55 janë hapur sot vetëm Gjin Gazulli mund të jetë një ditë apo dy ditë vonesë, në mënyrë që të përfundojmë edhe atje disa përmirësi me që janë bërë. Pra i uroj edhe drejtoreshën e arsimit edhe drejtorët e shkollave për një vit sa më të mbarë të punës. Sivjet risi është se jemi në përfundim të prokurimit për shujta e cila do të jetë më kualitativ, por sivjet jemi në prokurim edhe të qumështit për fëmijët e klasave 1 deri në 5 dhe çdo fëmijë i komunës së Prishtinës, përveç shujtës do ta ketë edhe një qumësht për fëmijë, kalcium dhe besoj që për çdo vit po e shtojmë ushqimin që është i nevojshëm për fëmijë”, tha Ahmeti.

Së bashku me kryetarin Ahmeti, për t’i vizituar shkollat ishte edhe drejtoresha e Arsimit të kësaj komune, Arbërie Nagavci, e cila tha se Komuna e Prishtinës ka marrë të gjitha hapat që të jenë sa më të përgatitur për fillimin e këtij viti të ri shkollor.

Nagavci: Ky vit me risi

“Dua të ju uroj një fillim të mbarë të vitit të ri shkoll orë të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe natyrisht prindërve. Është një periudhë shumë e rëndësishme e secilit fëmijë dhe natyrisht që mësimdhënësit e komunës së Prishtinës do të japin maksimumin e tyre që të ju ofrojnë nxënësve gjithë çfarë kanë mundësi. Nga ana e komunës kemi marrë të gjitha hapat që të jemi të përgatitur dhe në përmirësim të infrastrukturës. Siç e dini po fillojmë me disa projekte të reja nëpër disa shkolla, në tri shkolla me mësim tërë-ditorë, në pesë shkolla me ditarët elektronik dhe me projektin “Sokrates”. Dy shkolla do të kenë bashkëpunim të afërt me fakultetin e Edukimit dhe në të gjitha shkollat sivjet do të fillojmë me aktivitet plotësuese dhe shtues të cilat mendojmë që ju kanë munguar nxënësve tanë”, tha ndër të tjera Shabani.

Në të gjitha komunat e Kosovës sot ka filluar viti i ri shkollorë, pothuajse në të gjitha shkoll at. Ditë më parë ministri Arsim Bajram, pat bërë të ditur se mësimi nuk do të filloj vetëm në 6 shkolla në tërë Kosovën, për shkak se ato janë ende në renovim.







Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat