Qeveria: Masat e shtuara të sigurisë, rekomandime të mëhershme (Video)

Kosova

Qeveria: Masat e shtuara të sigurisë, rekomandime të mëhershme (Video)

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 12:02

Zyra e kryeministrit nëpërmjet një komunikate për media sqaron lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe me masat e ndërmarra kohëve të fundit për kryeministrin dhe ndërtesën e Qeverisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të njoftimit sa më të drejtë të opinionit lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe nivelin e sigurisë për zyrtarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, informon se masat e sigurisë të implementuara ditëve të fundit janë vazhdimësi e masave të sigurisë të ndërmarra para disa muajsh si rezultat i rekomandimeve për gjendjen e sigurisë në rajon dhe të njëjtat nuk i atribuohen zhvillimeve të fundit në vend”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës dhe nuk ka arsye për shqetësim lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.

Masat e sigurisë për kryeministrin Isa Mustafa dhe ndërtesën e Qeverisë janë shtuar kohëve të fundit pas përplasjeve verbale mes kryeministrit dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

K ëta të fundit janë penguar nga policia që ta kryejnë një aksion në shtëpinë e tij në Prapashticë si dhe kanë gjuajtur me vezë veturën në të cilën udhëtonte kryeministri Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat