Thaçi e ambasadorja turke Kiliç pro thellimit të bashkëpunimit

Kosova

Thaçi e ambasadorja turke Kiliç pro thellimit të bashkëpunimit

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 10:56

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Zëvendëskryeministri Thaçi i vlerësoi lartë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë dhe theksoi se të dy vendet gëzojnë partneritet strategjik. Ai theksoi se në Kosova ka një numër të madh investitorësh seriozë nga Turqia.

Duke e falënderuar ambasadoren Kiliç për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhënë Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi i dëshiroi fillim të mbarë në detyrën e saj të re dhe uroi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ambasadorja Kiliç u shpreh se do të jetë e përkushtuar që marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë të forcohen edhe më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat