Shkolla "Prenk Jakova" në grevë

Kosova

Shkolla "Prenk Jakova" në grevë

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 10:04

Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, në Prishtinë që sot ka filluar grevën e cila po mbahet në ish-objektin eshkollës Ekonomike, vend ky në të cilin qe 3 vite është duke u mbajtur mësimi në kushtet më të mjerueshme të mundshme.

Sipas një njoftimi të kolektivit të kësaj shkolle, prona e cila ka qenë në emër të shkollës për 40 vite është adaptuar nga komuna e Prishtinës për një shkollë tjetër.

“Kjo edhe ul autoritetin e mësimdhënësve duke u injoruar nga institucionet,përkatësisht Komuna e Prishtinës dhe MASHT”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat