Jabllanoviq s’mund të jetë në krye të Asociacionit

Kosova

Jabllanoviq s’mund të jetë në krye të Asociacionit

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 07:34

Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq nuk mund të jetë kryetar i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajmin e ka konfirmuar në kushte anonimiteti një zyrtar qeveritar.

Ky zyrtar qeveritar ka bërë me dije se edhe në marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë saktësohet qartë se askush nga jashtë këtij asociacioni nuk mund të bëhet kryetar, përveç anëtarëve të asambleve të komunave pjesëmarrëse dhe kryetarëve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat