Vjeshta meteorologjike fillon me vapën afrikane

Kosova

Vjeshta meteorologjike fillon me vapën afrikane

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 23:35

Më një shtator zyrtarisht fillon vjeshta meteorologjike, dhe këtë vit po fillon me vapën afrikane që ende vazhdon të shtrihet mbi vendin tonë.
Ditëve në vijim do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë. Ditën e mërkurë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes vende-vende priten mundësi për riga lokale që mund të shoqërohen edhe me ndonjë bubullimë. Nga dita e premte do të ketë edhe rritje të vranësirave, por sipas parashikimeve të fundit pa të reshura.
Temperaturat nesër dhe pasnesër do të jetë më të lartat për këtë javë, me maksimale ndërmjet 34C deri në 35C, nga dita e enjte do të zbresin lehtë ndërmjet 30C deri në 32C, ndërsa minimalet do të luhaten nga 14C deri në 18C.
Era do të fryjë kryesisht nga jugu dhe perëndimi 2-9m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të jetë në zbritje deri rreth vlerave normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat