Rama: Turp për BE-në që nuk e lë popullin e Kosovës të lëvizë lirshëm

Kosova

Rama: Turp për BE-në që nuk e lë popullin e Kosovës të lëvizë lirshëm

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 21:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një debat televiziv të zhvilluar ditë më parë në Vjenë me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq, veç çështjeve të brendshme të Shqipërisë, ka folur edhe për çështjen e Kosovës dhe getoizimin e saj.

Rama ka thënë se nuk do të donte të fliste me Vuçiqin për arsyen se përse shteti i këtij të fundit nuk e njeh Kosovën, por për çështjen e izolimit të popullit të Kosovës.

“Këto mos-dakordësi nuk janë më si përpara për të qenë barrikada kundër njëri tjetrit, por është një aspekt që na ndan pa na penguar në bashkëpunim. Vazhdojmë të kemi hapa konkretë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Rama, raporton Koha.net.

“Ajo që dua të them sot është se pse Kosova sot është i vetmi vend dhe i vetmi popull pa të drejtë për të lëvizur lirshëm në BE. Kjo s’është përgjegjësi e Serbisë por e BE-së. Është turp dhe padrejtësi që BE mban mbyllur brenda një popull që është i vetmi në Evropë që nuk lëvizë pa viza”, ka thënë Rama në debatin televiziv me Vuçiqin në Vjenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat