​Malazezët e Kosovës: Asociacioni do të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkan

Kosova

​Malazezët e Kosovës: Asociacioni do të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkan

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 19:45

Kryetari i Shoqatë së Malazezëve të Kosovës Slobodan Vujiçiq, me anë të një komunikate ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke e quajtur atë si “më të rëndësishmen deri tani”.

“Ne, malazezët e Kosovës formimin e Asociacionit të Komunave Serbe – AKS, nuk e përjetojmë si kërcënim as për Kosovën e as për cilindo komunitet tjetër, porse si marrëveshjen deri tani më të rëndësishme që është nënshkruar në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

AKS me siguri do ta përshpejtojë procesin e pajtimit historik dhe të pashmangshëm ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, që do të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan.

Secili që dëshiron ardhmëri më të mirë dhe ekonomikisht më prosperitete për popullin e vet dhe gjeneratat që vijnë do ta përkrahë këtë dhe çdo marrëveshje tjetër ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Rajoni s’ka më kohë të presë dhe të jetë peng i politikave tashmë të tejkaluara dhe ëndrrave të parealizuara të kujtdo.

Prandaj, në interes të të gjithë neve që jetojmë në Ko sovë, por edhe në interes të rrugëtimit euro-atlantik të të gjitha vendeve të rajonit, i përkrahim përpjekjet që po i bëjnë Beogradi dhe Prishtina dhe do të japim kontributin e plotë që AKS të jetësohet sa më parë, kurse Marrëveshja e Brukselit të implementohet në tërësi”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i Shoqatë së Malazezëve të Kosovës Slobodan Vujiçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat