​Kuçi: Profesionalizmi duhet të shkojë bashkë me përkushtimin dhe guximin qytetar

Kosova

​Kuçi: Profesionalizmi duhet të shkojë bashkë me përkushtimin dhe guximin qytetar

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 18:41

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi i shoqëruar nga Peter Bach, Shef i Divizionit të Fuqizimit në EULEX ka vizituar sot trajnimin për planifikim strategjikë të stafit menaxhues të SHKK-së.

Ministri Kuçi e ka vlerësuar këtë trajnim si një mundësi të mirë për ngritjen profesionale të stafit të SHKK-së por ka theksuar se profesionalizmi duhet të shkojë bashkë me përkushtimin dhe guximin qytetar.

Ai ka vlerësuar edhe njëherë rolin e rëndësishëm që ka SHKK-ja për sigurinë e vendit dhe forcimin e besimit në drejtësi.

Ministri Kuçi ka kërkuar trajtim të barabartë të të burgosurve dhe ka nënvizuar dy qëllime të rëndësishme për SHKK-në.

Vuajtjen e dënimit të të burgosurve në përputhje me veprën që kanë kryer si dhe risocializimin e të burgosurve dhe integrimin e tyre në shoqëri pasi të kenë kryer dënimin.

“Të drejtat e të burgosurve fillojnë dhe mbarojnë me ligj”, ka theksuar ministri Kuçi, duke kërkuar nga drejtuesit e SHKK-së që të mos tolerojnë toleruesit dhe shkelësit e ligjit të cilët dëmtojnë imazhin e SHKK-së dhe qesin në hije punën e madhe dhe më përkushtim që bëjnë oficerët dhe gardianët e SHKK-së.

Ai u ka ofruar mbështetje të plotë drejtuesve të SHKK-së në angazhimin e tyre në zhvillimin dhe forcimin e SHKK-së dhe i ka inkurajuar që të bashkëpunojnë ngushtë me EULEX-n dhe të gjithë partnerët tjerë, veçanërisht me mediat dhe shoqërinë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat