​Përurohen investimet nga komuna e Rahovecit në bashkëfinancim me BE-në

Kosova

​Përurohen investimet nga komuna e Rahovecit në bashkëfinancim me BE-në

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 17:38

Në fshatin Drenoc të komunës së Rahovecit sot u bë përurimi i dy fushave sportive dhe rregullimi i hapësirave gjelbëruese në oborrin e shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri”.

Në përurim morën pjesë kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, shefi për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë Christof Stock dhe zëvendësministrja në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj-Beqiri, si dhe nxënës, mësimdhënës dhe banorë të Drenocit.

Christof Stock uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për ndërtimin e oborrit të ri dhe krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe falënderoi për bashkëpunimin e mirë që ka zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me komunën e Rahovecit.

Kryetari Vehapi më këtë rast tha se, së bashku me partnerët e komunës, Bashkimin Evropian, përmes programit ”Kosova e Bukur ll”, sot po i përurojmë punimet në projektin që ka ndryshuar oborrin e shkollës fillore ”Vëllezërit Frashëri”. Ai premtoi se projekte të ngjashme do të ketë edhe në lokalitete tjera në komunën e Rahovecit.

Projekti është rea lizuar përmes programit “Kosova e Bukur II”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Komuna e Rahovecit, të implementuar nga IOM-i. Janë rregulluar dy fusha sportive dhe hapësirat gjelbëruese në oborrin e kësaj shkolle. Vlera e përgjithshme e bashkëfinancimit të projektit arrin shumën 115.000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat