Kuçi kërkon nga Shërbimi Korrektues i Kosovës profesionalizëm dhe guxim

Kosova

Kuçi kërkon nga Shërbimi Korrektues i Kosovës profesionalizëm dhe guxim

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 15:29

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi i shoqëruar nga Peter Bach, Shef i Divizionit të Fuqizimit në EULEX-it ka vizituar sot trajnimin për planifikim strategjikë të stafit menaxhues të SHKK-së.

Përmes një njoftimi për media u tha se ministri Kuçi e ka vlerësuar këtë trajnim si një mundësi të mirë për ngritjen profesionale të stafit të SHKK-së por ka theksuar se profesionalizmi duhet të shkojë bashkë me përkushtimin dhe guximin qytetar.

“Ai ka vlerësuar edhe njëherë rolin e rëndësishëm që ka SHKK-ja për sigurinë e vendit dhe forcimin e besimit në drejtësi.

Ministri Kuçi ka kërkuar trajtim të barabartë të të burgosurve dhe ka nënvizuar dy qëllime të rëndësishme për SHKK-në”, thuhet në njoftim.

Vuajtjen e dënimit të të burgosurve në përputhje me veprën që kanë kryer si dhe risocializimin e të burgosurve dhe integrimin e tyre në shoqëri pasi të kenë kryer dënimin.

“Të drejtat e të burgosurve fillojnë dhe mbarojnë ligj “ ka theksuar ministri Kuçi dhe ka kërkuar nga drejtuesit e SHKK-së që të mos tolerojnë toleruesit dhe shkelësit e ligjit të cilët dëmtojnë imazhin e SHKK-së dhe qesin në hije punën e madhe dhe më përkushtim që bëjnë oficerët dhe gardianë e SHKK-së.

Ai u ka ofruar mbështetje të plotë drejtuesve të SHKK-së në angazhimin e tyre në zhvillimin dhe forcimin e SHKK-së dhe i ka inkurajuar që të bashkëpunojnë ngushtë me EULEX-n dhe të gjithë partnerët tjerë, veçanërisht me mediat dhe shoqërinë civile.

Duke ju uruar punë të suksesshme gjatë këtyre ditëve të trajnimit Ministri Kuçi ka shprehur bindjen se këto njohuri të fituara do të implementohen në praktikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat