Bajrami: Disa mësimdhënës nuk i meritojnë as pagat aktuale

Kosova

Bajrami: Disa mësimdhënës nuk i meritojnë as pagat aktuale

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 15:21

Jo të gjithë mësimdhënësit dhe profesorët meritojnë pagat të cilat i marrin me punën që bëjnë dhe me cilësinë e mësimdhënies. Kështu ka thënë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, në prag tre fillimit të vitit shkollor ai u ka bërë ftesë të gjitha organizatave por edhe SBASHK-ut që të bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsim dhe t`i lënë anash kërkesat e vazhdueshme për rritje pagash.

“Në vend që ne çdo dy apo tre muaj të krijojmë stresin e protestave apo grevave, unë do t’i takojë sindikatat dhe shoqatat dhe do të i`u them se ky është një vit ku edhe sindikata duhet ta shpallim si vit të ngritjes së cilësisë në mënyrë që duke ngritur cilësinë e mësimdhënies ne t’i arsyetojmë më mirë kërkesat tona për ngritje të pagave. Jam i sigurt se mësimdhënësit i kanë pagat relativisht të mira, në nivel universitar shumë të mira dhe jam i sigurt se jo të gjithë ne i meritojmë këto paga – me punën që bëjmë dhe me cilësinë e mësimdhënies”, ka vlerësuar Bajrami.
Ai ka thënë se nuk do të ndalet duke kërkuar llogari për cilësinë e arsimit.

“Ministria është e vendosur në përpjekjet e saja për të ngritur cilësi të ndërtojë një sistem të llogaridhënies të secilit që është në sistem arsimor andaj kemi vendosur një sistem të vlerësimit të performancës të secilit mësimdhënës, që nga çerdhet e deri te Universiteti”, ka thënë mes tjerash ministri Bajrami.

Sipas të parit të arsimit, vetëm atëherë kur të ketë ngritje të cilësisë së arsimit dhe shkolla më cilësore, do të ketë arsye për rritje pagash në sistemin arsimor në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat