​Vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave inerte në Prishtinë

Kosova

​Vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave inerte në Prishtinë

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 12:38

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë njofton qytetarët e Prishtinës se vazhdon të kryhet aksioni i grumbullimit të mbeturinave inerte edhe sot dhe nesër, më 31 gusht dhe 1 shtator.

Ky shërbim, siç njoftoi Kompania, po kryhet si vazhdimësi e aksionit të 28 dhe 29 gushtit të grumbullimit të mbeturinave inerte, të cilat janë të vendosura dhe të grumbulluara afër kontejnerëve në qytetin e Prishtinës.

Si rezultat i sasisë së madhe të këtyre mbeturinave, kompania do të vazhdojë edhe për dy ditë tjera deri në largimin e mbeturinave inerte në qytet.

“Kjo Iniciativë e shërbimit do të kryhet nga Kompania “Pastrimi”, që t’u qëndrojë besnik konsumatorëve të vet dhe qytetit të Prishtinës, pavarësisht mospërkrahjes nga Komuna e Prishtinës”, thuhet në njoftim, në të cilin shtohet se sasia e mbeturinave inerte të cilat janë larguar nga Kompania vetëm me 28-29 gusht është 120 ton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat