VV: Politizimi vetëm sa po thellohet në arsim

Kosova

VV: Politizimi vetëm sa po thellohet në arsim

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 12:28

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se ky vit i ri shkollor po fillon me problemet e njëjta në sektorin e arsimit. Sipas tyre, deklaratat e dhëna shpesh nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për zgjidhje të problemeve në arsim, po mbesin vetëm fjalë. Vetëvendosje thotë se politizimi nëpër shkolla veç po thellohet. Madje, sipas tyre, këtë vit shkollor nuk janë hap shumë vende pune pasi që të njejtat po iu ruhen njerëzve të afërt me partitë në pushtet.

Punësimi i njerëzve pa kritere, mos-kontrollimi i universiteteve private, anashkalimi i orëve të rregullta në fakultete nga profesorët, pasiguria nëpër shkolla e mungesa e çerdheve publike janë disa nga problemet, që sipas VV-së, po përcjellin edhe më tutje arsimin në Kosovë. Sipas tyre, nuk ka ngritje të cilësisë të arsimit.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ismajl Kurteshi tha se problem vazhdojnë të mbesin shkollat e porsandërtuara në të cilat mësimi zhvillohet në tre ndërrime, e që orët mësimore zgjasin vetëm 30 minuta. Gjithashtu, ai përmendi edhe shkollat që vazhdojnë të jenë në kushte të vështira, të cilat tha se duhet të eliminohen sa më parë dhe nxënësve të iu krijohen kushte normale për mësim.

Kurteshi kujtoi deklaratat e MAShT-it, se do të fillojë de-politizimi nëpër shkolla, por sipas atij politizimi veç sa po thellohet.

“Edhe këtë vit shkollor shumë vende pune nuk janë hap vetëm që ato vende të iu ruhen njerëzve të cilët ata i kanë militantë politik, edhe atje ku po bëhen ndryshimet nuk po bëhen për shkak të ngritjes së cilësisë por për rehatimin e atyre të cilët i kanë, njerëz që i shërbejnë politikave të caktuara”, tha ia.

Sipas tij, nuk mund të ketë depolitizim derisa ende hapën universitete politike dhe arsimi privat në Kosovë vazhdon të jetë i pakontrolluar.

Problem tjetër sipas Kurteshit, janë orët e humbura në fakultet, për të cilat fajin e kanë profesorët që i lënë ortët e rregullta për t’i zënë honorarët e tyre.

Mytaher Haskuka nga kjo lëvizje, foli për mungesën e çerdheve publike nëpër të gjitha qytetet e Kosovës.

Ai përmendi Prizrenin, ku tha se e dhe ajo çerdhe e vetme publike që ishte, tash është private.

Sipas tij, krejt kjo ua vështirëson punën prindërve pasi që shumë prej tyre nuk kanë mundësi financiare të dërgojnë fëmijët nëpër çerdhe private.

“Prindërit janë të kushtëzuar t’i dërgojnë fëmijët e tyre vetëm në ato institucione private të cilat kanë një çmim të papërballueshëm për shumë familje. Gjendje e tillë është edhe në shumë qytete tjera të Kosovës, në krahasim me Prishtinën, ku gjatë vitit të kaluar janë hapur pesë ose gjashtë çerdhe publike. Pra problemi fillon nga institucionet parashkollore dhe vazhdon me cilësinë e dobët në shkollat fillore dhe të mesme”, tha ai.

Haskuka shtoi se nga krejt kjo mungesë e arsimit kualitativ në Kosovë po vjen edhe problemi i papunësisë.

Sipas tij, për cilësi të dobët të arsimit më së miri tregon testi i maturës.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje për të ndryshuar diçka në arsim, duhet të fillohet me investime në këtë sektor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat