Tryezë mbi edukimin për punë

Kosova

Tryezë mbi edukimin për punë

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 07:16

​Oda Amerikane në Kosovë organizon sot tryezën “Edukimi për punë – Plotësimi i nevojave në tregun e punës”, për të potencuar rëndësinë thelbësore që ka edukimi i vazhdueshëm për tregun e punës, si dhe për të diskutuar rreth nevojës urgjente për fuqi punëtore të kualifikuar, bashkëpunimin mes universiteteve dhe komunitetit të biznesit dhe tema të ngjashme lidhur me plotësimin e kërkesave në tregun e punës.

Siç njoftoi organizatori, pjesë e panelit të kësaj konference do të jenë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, kryesuesi i Komitetit të Edukimit në Odën Amerikane, Alejtin Berisha, Enkelejda Shatri nga Akademia Evolucion dhe menaxheri Ekzekutiv në Orbico, Fikret Havolli, ndërsa tryeza do të moderohet nga Ardi Shita, sekretar i Përgjithshëm i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane.

Tryeza do të mbahet në sallën e Konferencave Orion, duke filluar në ora 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat