VV lëvizje e marrëveshjeve të fshehta?

Kosova

VV lëvizje e marrëveshjeve të fshehta?

Nga: Ridvan EMINI Më: 31 gusht 2015 Në ora: 00:14

“VV më shumë duket si e mllefosur nga ngjarjet e krijuara kohëve të fundit por, edhe nga e kaluara, këtu e kam fjalën për blloku VLAN dhe daljen e LDK-së nga ajo marrëveshje dhe krijimin e marrëveshjes me PDK-në për të dal nga krizës cila e bllokoi tërësisht vendin”.

Lëvizja Vetëvendosje që nga themelimi i saj shquhet për aktivitetin e saj si një opozitë e fortë ndaj partive në pushtet. Ajo si rezultat i angazhimit me protesta dhe forma të tjera të organizimit arriti që në zgjedhjet e fundit lokale të marrë nën udhëheqje kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, kështu duke e larguar për herë të parë LDK-në nga udhëheqja e kryeqytetit që nga paslufta. Ishte vota e qytetarit ajo e cila ia mundësoi një gjë të tillë VV-së, apo koalicioni i fshehtë me PDK-në, kjo është dilema.

Në fakt pasi që VV, së bashku me LDK-në dhe partitë e tjera opozitare formuan bllokun VLAN, që ti pamundësonin PDK-së mbajtjen edhe të një mandati qeveritar, kjo shihej si një përafrim me LDK-në pas marrjes së pushtetit të VV mbi Prishtinën. Këtu edhe shihej një “pajtim” mes tyre mirëpo, ajo me sa u pa ishte vetëm një flirt mes tyre. Pas arritjes së marrëveshjes mes LDK-së dhe PDK-së për daljen nga kriza institucionale, VV u hidhërua keq me LDK-në, e hidhërimi me sa po shihet tashmë është edhe në kulmin e tij.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe Diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat