Kërkohet përfaqësimi i Diasporës në Kuvendin e Kosovës

Kosova

Kërkohet përfaqësimi i Diasporës në Kuvendin e Kosovës

Nga: Arben Sylejmani Më: 31 gusht 2015 Në ora: 00:13

Përfaqësues të shoqërisë civile në vend po kërkojnë ulëse të garantuara në Kuvend për diasporën e Kosovës. Ata thonë se përfaqësimi i tyre do të ndihmonte në zhvillimin e vendit në aspektin ekonomik dhe kulturor.

Nga ana tjetër, sipas analistit dhe sociologut, Artan Muhaxhiri, këta deputetët do të ishin në një formë ambasador të Kosovës në vendet ku ata jetojnë.

Konsiderohet se një e katërta e popullit të Kosovës jetojnë jashtë vendit, kurse remitencat e tyre përbejnë rreth 18 për qind të bruto-produktit të brendshëm. Por pavarësisht numrit të madh të remitencave, diaspora e Kosovës nuk është ende përfaqësuar në Kuvend.

Disa nga shtetet e rajonit kanë vende të rezervuara për diasporën. Në parlamentin e Maqedonisë diaspora e këtij vendi është e përfaqësuar me tre deputet prej 123 ulëseve sa ka gjithsej parlamenti. Edhe në Republikën e Kroacisë diaspora kroate është e përfaqësuar me 3 deputet prej 151 ulëseve sa ka gjithsej parlamenti korat.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe Diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat