Qytetarët e Kosovës sot janë përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.
Më herët, KEDS e ka bërë fajtor për këtë situatë KEK-un. Por drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, thotë se KEK-u po kryen punën konform rregullave dhe në mënyrë të duhur. Në intervistë për RTK-në ai ka sqaruar se pse po ndodhin këto reduktime.
Deri në mesnatë qytetarët nuk do të kenë energji në mënyrë stabile.
“Duhet të sqarojmë edhe pse kemi sqaruar se jemi katër të licensuar dhe KEK’u ka përgjegjësinë e vet. KEK’u është vetëm si gjenerues publik dhe deri tash në mënyrë shumë të mirë kemi kryer këtë përgjegjësi”, si dhe ka sqaruar në intervistë për RTK’në më shumë detaje në lidhje me reduktimet e ashpra të energjisë.