1655 karrige në “Zahir Pajaziti” në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve

Kosova

1655 karrige në “Zahir Pajaziti” në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 20:09

Sheshi “Zahit Pajaziti” në kryeqytet, ka marrë këtë pamje në kujtim të 1655 personave të pagjetur.

Kosova shënoi Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve me disa aktivitete. Por kjo ditë, ishte një rikujtim se sa pak është bërë për të pagjeturit deri tani.

Krerë të institucioneve kanë ripërsëritur se janë të angazhuar në këtë çështje. Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se ka biseduar edhe në Bruksel me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Frederika Mogerini, që më pas ajo të bisedojë edhe me palën serbe.

Ndërkohë Asociacioni i Shoqatave të të Pagjeturve të Kosovës, Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit dhe Shoqata të të Pagjeturve të Komunave kanë bërë homazhe në disa nga vendet ku Serbia kreu krimet më të mëdha në fund të shekullit të kaluar.

Kryetari i Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini, ka akuzuar edhe ndërkombëtarët se, sipas tij, me vetëdije e qëllim të caktuar, nuk kanë bërë sa duhet që fati i të zhdukurve të zbardhet sa më shpejt.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat