VV distancohet nga kërcënimet: Nuk kemi aktivist me emrin Alban Morina

Kosova

VV distancohet nga kërcënimet: Nuk kemi aktivist me emrin Alban Morina

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 17:17

Drejtuesi i sekretariati për media të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj lajmit për kërcënimin e ministrit për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Arban Abrashit, nga një aktivist i Vetëvendosjes.

“Është e pakuptimtë lidhja qe po i behët një përdoruesi të facebook-ut qe e paska kërcënuar ministrin Abrashi, me Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Në VETËVENDOSJE! nuk ka asnjë aktivist apo anëtar me emrin Alban Morina.

Çdo raportim që një aktivist i VETËVENDOSJE!-s e ka kërcënuar ministrin apo djalin e kryeministrit është plotësisht i pavërtetë”, thuhet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat