​VV: Nëse Isa kalon, kalon edhe “Zajednica” (Video)

Kosova

​VV: Nëse Isa kalon, kalon edhe “Zajednica” (Video)

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 13:57

(E plotësuar) Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje po e kundërshtojnë fuqishëm krijimin e Asociacionit të komunave serbe, siç e quajnë ata “Zajednicën”.

Në një Tribunë të organizuar sot nga kjo Lëvizje, janë munduar të japin shembuj se krijimi i këtij Asociacioni nuk është i mirë për qytetarët. Një të tillë e dha kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili tha se situata e Kosovës është më keq se sa e thonë vetë ata.

E krahas Ahmetit në tribunën e sotme ishte edhe Albulena Haxhiu dhe kryetari i VV-së Visar Ymeri. Madje, ky i fundit kritikoi edhe njëherë Isa Mustafën që më shumë po merret me pronat e tij private se sa me Asociacionin, apo siç e quajti ai “Zajednicën”.

Një kryeministër që flet që një javë dit vetëm për pronë të tij, për Visar Ymerin, kjo dukuri tregon se Isa Mustafa është duke përdor shtetin vetëm për pasurim të vetin privat.

Kryetari i Vetëvendosjes tha se Isa Mustafa, i ka dy mundësi. Njërën, të ndalojë “Zajednicën” dhe tjetrën sipas Ymerit, të jap dorëheqje.

“Prandaj Isa Mustafa i ka mundësitë ta tërheq nënshkrimin nga marrëveshja e 25 gushtit, pra të thotë “Zajednica nuk kalon”. Po ta thoshte këtë Isa Mustafa atëhere ai vërtet do të bëhet kryeministër i Republikës ë Kosovës, dhe nëse këtë nuk ka guxim ose mundësi ta bëjë atëherë le të jep dorëheqje dhe kështu do të i hapte rrugë një procesi politik…Dhe nëse këtë nuk e bënë sepse nuk e len ose nuk del atëherë populli i Kosovës duhet të organizohet në mënyrë që ta detyroj Isa Mustafën që ta lëshoj postin e Kryeministrit….Jemi para një situate shumë të qartë, nëse kalon Isa kalon “Zajdenica”, nëse nuk kalon Isa nuk kalon as “Zajedinca”, tha Ymeri.

Se “Zajednicën” mund ta ndalin vetëm qytetarët po thotë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Se kur ka presion, sipas Ahmetit, mund të tërhiqet edhe kryemin istri Isa Mustafa.

“E lëshojnë një dokument të shohin se sa po reagojnë qytetarët e Kosovës, dokumenti është mjaftë i keq mirëpo nëse nuk reagojnë qytetarët e Kosovës atëherë edhe kjo po shkojka. Në qoftëse reagojnë qytetarët e Kosovës, atëherë natyrisht se ka edhe tërheqje edhe rimendim të çfarëdo vendimi i cili është marrë... Të gjithë ata që sot kanë dyshime do të tregoj se pse në fakt nuk duhet të keni dyshime mbi qëllimet që i ka krijimi i asociacionit të komunave serbe...nuk është qëllimi i asociacionit funksionalizimi i shtetit të Kosovës. Qëllimi i asociacionit është zvogëlimi i shtetësisë së Kosovës. Mjafton të i dëgjoni deklaratat e Vuçiqit për çdo ditë....Po dëgjoj shumë analist të cilët thonë nuk është edhe aq keq qysh po thotë Lëvizja Vetëvendosje, ma keq është se që po thotë Lëvizja Vetëvendosje. Mos të ketë fije dyshimi për këtë”, tha Ahmeti.

Organizimin e kësaj Tribune, por edhe shumë të tjerave që do të mbajë Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i Visar Ymeri, thotë t’i kenë organizuar për qëllimin e vetëm që qytetarët ta kuptojnë se çka sjellë. E kur ta kuptojnë këtë qytetarët së bashku edhe me Vetëvendosjen, ta ndalojnë atë.

Ymeri, thotë se Kosova nuk ka institucione që i thonë jo kësaj “Zajednicë” dhe një gjë të tillë duhet ta bëjnë qytetarët.

“Edhe pse jam përpjekur të gjejë ndonjë qytetarë të Republikës i cili thotë se kjo “Zajednicë” është e mirë për Kosovën, pra kishte të tillë natyrisht, mos më keqkuptoni, ata si kam takuar, i kam dëgjuar përmes televizionit. Ishte Isa Mustafa që thoshte që ë shtë e mirë, ishte pastaj Hashim Thaçi i cili thoshte se është e mirë...Kur qeveria i nënshtrohet Serbisë atëherë domosdoshmërish po i nënshtrohen edhe institucionet tjera...Asociacioni ose “Zajednica” nuk është vetëm ndarje e Kosovës në baza horizontale...asociacioni është ndarje edhe në vertikalitetin sepse asociacioni përveç që ndahet nga Kosova, përveç se e fiton autonomie politike në raportin që e ka me institucionet tjera të Republikës së Kosovës, ajo e fiton edhe një primat të privilegjuar që i vendoset në shumë aspekte edhe mbi këto institucione”, tha Ymeri.

Ndërsa Albulena Haxhiu ka thënë se nuk duhet të jesh jurist për të kuptuar se çfarë sjellë kjo marrëveshje. Ajo tha se shteti nuk bëhet me dy individ, duke kërkuar nga qytetarët që të mobilizohen për të ndalur “Zajednicën”.

“Nuk ka nevojë që të jesh jurist apo njohës i çështjeve juridike për të kuptuar se sa e dëmshme është kjo marrëveshje. Kjo “Zajdenicë” do të ketë të gjitha organet por edhe kompetencat e një shteti...Shteti i Kosovës nuk ka as edhe një lidhje të vetme institucionale as raport mbikëqyrës karshi punës së “Zajedincës” dhe vendimet e tyre do të jenë të plotfuqishme, edhe atëherë kur qartazi janë kundër shtetësisë dhe me kundërshtim me kushtetuesen e Republikës së Kosovës...Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë pajtuar që krijimi i Republikës Srpsksa me gjithë këto që i përmenda të bëhet vetëm me një direkt qeveritar duke injoruar kështu plotësisht, Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e kësaj republike...Pranimi i kësaj të keqe është pranimi i të gjitha veprimeve që Serbia ia ka bërë historikisht shqiptarëve...Mobilizoheni sot në ndaljen e kësaj të keqe në mënyrë që fëmijët tanë të mos kenë nevojë të përballen nga pasojat që do t’i sjellë “Zajednica”, tha Haxhiu.

Aktivistë e qytetarët të cilët morën pjesë në Tribunën e sotshme me thirrjen “Populli s’pranon Zajdenicën”, brohoriten duke kërkuar që të mos pranohet “Zajdenica”.

​VV: “Zajednica” është e mirë vetëm për Mustafën, Thaçin dhe Serbinë

Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje po e kundërshtojnë fuqishëm krijimin e Asociacionit të komunave serbe, siç e quajnë ata “Zajednicën”.

Në një Tribunë të organizuar sot nga kjo Lëvizje, janë munduar të japin shembuj se krijimi i këtij Asociacioni nuk është i mirë për qytetarët. Një të tillë e dha kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili tha se situata e Kosovës është më keq se sa e thonë vetë ata.

Ahmeti thotë se qëllimi i asociacionit nuk është sensibilizimi i shtetit të Kosovës por zvogëlimi i shtetit të saj.

"Ata kane lëshuar një dokument, një dokument të keq. Priten që të shohin se a po reagojnë qytetarët dhe nëse jo atëherë ai dokument shkon", tha Ahmeti.

Organizimin e kësaj Tribune, por edhe shumë të tjerave që do të mbajë Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i Visar Ymeri, thotë t’i kenë organizuar për qëllimin e vetëm që qytetarët ta kuptojnë se çka sjellë. E kur ta kuptojnë këtë qytetarët së bashku edhe me Vetëvendosjen, ta ndalojnë ata.

Ymeri, thotë se Kosova nuk ka institucione që i thonë jo kësaj “Zajednicë” dhe një gjë të tillë duhet ta bëjnë qytetarët.

“Vetëm për Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin është e mirë kjo Zajednicë, ndërsa kjo Zajednicë nuk është e mirë për asnjë qytetarë. E më të kënaqurit për këtë Zajednicë është Serbia. Ku raport nuk është raport i barazimit por i zvogëlimit dhe Qeveria e Kosovës po i nënshtrohet Serbisë. Asociacioni ose Zajednica është ndarje edhe në vertikalitetin e tij, përveç që fiton një autonomi politike ajo e fiton edhe një primat të privilegjuar që vihet në këtë. Asociacioni është më i fuqishëm se Republika e Kosovës”, tha Ymeri.

Ndërsa Albulena Haxhiu ka thënë se nuk duhet të jesh jurist per të kuptuar se çfarë sjellë kjo marrëveshje. Ajo tha se shteti nuk bëhet me dy individ, duke kërkuar nga qytetarët që të mobilizohen per të ndalur “Zajednicën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat