Policia dhe Gjykatat e harrojnë “9 pikëshin” për lejet

Kosova

Policia dhe Gjykatat e harrojnë “9 pikëshin” për lejet

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 12:44

Policia e Kosovës shtatë vite më parë, ka nisur një fushatë rreth sensibilizimit të qytetarëve për kujdes në komunikacion, duke marrë masa ndëshkuese që parasheh Ligji mbi Sigurinë në Komunikacion rrugor, ku pati nxjerrë “9 pikëshin”.

“9 pikë dhe shkoj leja”, ka qenë edhe slogani i fushatës që u shpërnda në secilin vend të Kosovës. Mirëpo që nga viti 2008 e deri më sot ky ligj nuk është implementuar, madje nuk janë implementuar as pikët negative të shoferëve.

Mirëpo dhe Gjykata, edhe Policia e Kosovës gjuajnë topin tek njëra tjetra.

Policia e Kosovës për KosovaPress thotë se ka identifikuar mangësi në implementimin e Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor, e që për këtë janë dhënë rekomandime për ndryshimin e këtij Ligji në mënyrë që ligji të jetë implementues.

Kurse në Gjykatën Themelore thonë se nuk janë në dijeni se cilat janë fazat e veprimit të Policisë së Kosovës në drejtim të implementimit apo realizimit të urdhëresave të vendimeve të Gjykatës.

Ata tregojnë që kanë kërkuar nga Policia e Kosovës dhe Departamentet e saja që të mbajnë evidencë për ato pikë që shqiptohen ndaj kryesve të kundërvajtjes.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës përmes adresës elektronike për KosovaPress thonë se PK-ja është duke vepruar konform ligjit por pranojnë se pikët negative për “9 pikëshin” ende nuk janë implementuar.

“Shqiptimi i tiketave të dënimit në trafik bëhet konform proceduarve te parapara sipas ligjit përkatës duke përfshirë dënimet me të holla dhe gjithashtu edhe shqiptimi i tiketave që i referohen gjykatës për të marr vendimet përkatëse sipas ligjit. Ju njoftojmë se PK-ja me kohë ka identifikuar mangësitë në implementimin e Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor, ku për rrjedhojë janë dhënë të gjitha rekomandimet për plotësim dhe ndryshim të ligjit në fjalë, në mënyrë që ky ligj (Ligji për Siguri në Komunikacion Rrugor) të jetë implementues në tërësi, duke përfshirë edhe implementimin e pikëve negative. Ngase pikët negative deri më tani n uk janë implementuar”, tregon Policia e Kosovës.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi për KosovaPress tregon se kanë kërkuar nga Polica e Kosovës që të ketë evidencë për pikët që kryhen ndaj kryesve të kundërvajtjes.

Ibrahimi: Policia të mbajë evidencë lidhur me shqiptimin e patentë shoferëve

“Nuk jam në dijeni se cila është faza apo veprimi i Policisë së Kosovës në drejtim të implementimit apo të realizimit të urdhëresave gjegjësisht të vendimeve të gjykatës…Ne kemi pas një takim edhe në kohë disa muaj më herët zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës ku veç tjerash është trajtuar edhe kjo çështje…Dhe atëherë ne kemi kërkuar që Policia e Kosovës në Departamentet e saja që i ka mu për këtë çështje të veproj do të thotë të i evidentojë veprimet tona që i kemi, të mbajë evidencën që 2/2 duhet pà «r ato pikë që shqiptohen ndaj kryeseve të kundërvajtjes dhe që këto të rezultojnë në vendimet përkatëse në fund që faktikisht të mbetet pa patentë shoferë për atë kohën sa është e parapame me ligj”, tha Ibrahimi.

Kryetari Ibrahimi thekson se Gjykata përkatësisht ajo për kundërvajtje ka shqiptuar dhe vazhdon të shqiptoj çdo çështje të kundërvajtjes, e që për këtë mbetet të shihet reagim i implementimit të këtyre vendimeve nga ana e Policisë.

Ibrahimi: Gjykata vetëm si faktorë sensibilizues

“Gjykata jonë përkatësisht Gjykata për kundërvajtje në çdo çështje të kundërvajtjes që duhet të shqiptohet kjo masë e ka shqiptuar do të vazhdojë të shqiptohet, por mbete të shihet se si do të jetë reagimi përkatësisht implementimi i këtyre vendimeve tona nga ana e policisë së Kosovës, ku ne si gjykatë mund të jemi vetëm faktorë që sensibilizon…Normalisht ne nuk e kemi autoritetin që të urdhërojmë se si të veprojë policia. Policia e ka metodologjinë e vetë të punës, e ka strategjinë e vetë të punës, e ka organizimin e vetë të punës, e di që ka departamente të formuara për çështjen të shqiptimit të pikëve do të thotë të masave që i shqiptojmë ne edhe masanej do të jetë edhe departamenti përkatës që jep leje do të thotë që lëshon patentë shoferë, do të jetë edhe ai funksional në këtë aspekt, do të thotë aspektit në raportin me Gjykata. Kështu që mbetet implementimi, mbetet te policia e Kosovës përkatësisht të ministria përkatës që merret me shqiptim e patentë shoferëve”, thotë Ibrahimi.

Ligji për Komunikacion dhe siguri Rrugore, kishte nisur si fushatë vetëdijësuese për shoferët, nga Policia e Kosovës, Ministria e Transportit dhe ajo e Punëve të Brendshme.

Ku kjo e fundit e kontaktuar nga KosovaPress nuk ka dash ur të komentoj. Ata janë përgjigjur përmes një e-mail duke sugjeruar që për mos implementimin e këtij ligj të i drejtohemi Policisë së Kosovës.

Sipas ligjit për siguri në komunikacion shoferët obligohen që 24 orë të mbajnë dritat e ndezura, të vënë rrypinë e sigurisë, të respektojnë shpejtësinë në vendbanime që është e kufizuar, iu ndalohet telefonimi gjatë vozitjes, gara me vetura.

Nëse shoferët nuk respektojnë këto rregulla do të ndëshkohen me dënim nga 25 deri në 400 euro, si dhe nëse për secilën shkelje të rregullave, (dënohen) tubojnë 9 pikë negative, gjatë periudhës prej 36 muajsh, do t’iu merret patentë shoferi, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat