Reduktime të ashpra të energjisë

Kosova

Reduktime të ashpra të energjisë

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 11:55

Që nga orët e hershme të mëngjesit shumë pjesë të vendit janë duke u ballafaquar me reduktime të ashpra të energjisë.

Nga këto reduktime nuk janë duke u kursyer as disa pjesë të kryeqytetit, ku është duke aplikuar reduktimi i rrymës me orar 5 orë pa rrymë e 1 orë me rrymë. Tash për tash nga KEDS-i nuk kanë njoftuar për shkaqet e këtyre reduktimeve të ashpra. Pasojat e këtyre reduktimeve po i vuajnë jo vetëm ekonomitë familjare, por edhe bizneset, aq më parë që temperaturat janë shumë të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat